Arben Saliu, drejtori i Drejtorisë së Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit ka radhën të paraqitet para Vettingut.

Ai sot do të zhvillojë seancë dëgjimore në orën 12:00 para Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit.

Po ashtu të premten do të dalë para Vettingut edhe Bledar Çeliku, drejtor i Drejtorisë kundër Trafiqeve dhe Narkotikëve në Departamentin e Policisë Kriminale, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë.