Ata kanë hapur dyert e shtëpisë dhe presin njerëzit që u vijnë për ngushëllim për nusen. Gjithë barra për kujdesin ndaj 6 fëmijëve të çiftit Shaholli, në zonën e ish-Kënetës në Durrës, duket se ka rënë mbi supet e lodhura të prindërve të Çlirimit që vrau në mënyrë makabre gruan e tij, Adriana, ditën e premte.

Për DurrësLajm, dy prindërit e moshuar, Zaimi dhe Naimja rrëfejnë sakrificat e bëra për të ndihmuar familjen e varfër të djalit dhe kur morën vesh lajmin e kobshëm, ndërsa nuk ndodheshin në shtëpi, për një moment shpresuan që gjithçka të mos ishte e vërtetë…

Ata pranojnë se biri i tyre nuk vinte punë me dorë, megjithëse kishte 6 fëmijë për të rritur dhe gjendja ekonomike e tyre ishte mjaft e vështirë.

Ndiqni rrëfimin e tyre prekës dhe me lot në sy në videon më poshtë: