Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka dhënë parashikimin e motit për 24 orët në vijim, duke paraqitur dhe të dhënat nga rreziku i zjarreve.

ZJARRET NË PYJE
——————————
Sot pasdite (e martë, dt.23) dhe nesër (e mërkurë, dt.24) shumica e qarqeve pritet të jenë në nivelin “I MODERUAR” të rrezikut për zjarre, ndërsa pjesa tjetër do të kenë nivele më të ulëta rreziku (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Rreziku pritet të jetë më i lartë gjatë ditës së nesërme.

PARASHIKIMI METEO
————————–
RESHJET

Sot pasdite (e martë, dt.23) reshjet priten të dobëta, deri lokalisht mesatare në 5 qarqe. Nesër (e mërkurë, dt.24) priten reshje të dobëta në të gjithë qarqet (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

TEMPERATURAT
Nesër (e mërkurë, dt.24) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 12 / 21 °C
në vendet e ulëta: 10 / 21 °C
në vendet malore: 5 / 14 °C

ERA

Sot pasdite (e martë, dt.23) dhe nesër (e mërkurë, dt.24) era do të fryjë mesatare, ndërsa në bregdet deri e fortë gjatë pasditeve.