Për rreth 15 minuta, qyteti i Durrësit është përfshirë nga reshjet e shiut mbrëmjen e sotme.

Pas të nxehtit të madh që karakterizoi gjithë ditën e diel, temperaturat e larta dhe moti i mirë ua ka lënë vendin shkreptimave, që ishin të shumta.

Kthesa e papritur e motit ka gjetur të papërgatitur qytetarë të shumtë që kishin zgjedhur të pushonin në bregdet apo në shëtitoren "Taulantia".