Pas rreth 90 minutash, pak më parë ka mbaruar takimi i Presidentit Ilir Meta me aleatët e opozitës jashtë parlamentit.

Takimi vjen pak ditë pasi Meta u bëri ftesë publike dhe kërkoi të takohet me të gjithë kryetarët e Partive Parlamentare që braktisën Kuvendin në shkurt 2019, për të diskutuar lidhur me situatën dramatike ku ndodhet vendi.

Kujtojme se dje pasdite, në orën 17:00, kreu i opozitës, Lulzim Basha mblodhi në takim të gjithë aleatët e partive të vogla opozitare në selinë blu për të diskutuar për situatën ku ndodhet vendi.