Ashtu siç u paralajmërua mbrëmjën e të mërkurës, mjete të ushtrisë kanë zbarkuar në Durrës në kuadër të masave të marra për mbrojten nga koronavirusi.

Efektivët e policisë ushtarake, të mbështetur edhe nga efektivët e policisë së Durrësit, kanë ushtruar sot kontrolle nëpër rrugët kryesore të qytetit.

Siç duken në videon e “DurrësLajm”, policët dhe ushtarakët janë të pajisur me maska mbrojtëse dhe doreza.

 Kujtojmë që një ditë më parë qeveria dha urdhër për mbylljen e çdo lokali, bari, restoranti, hoteli në Durrës dhe Tiranë, ndërsa nga dita e sotme është pezulluar shërbimi i transportit publik për një afat të pacaktuar.