Këshilli Bashkiak i Durrësit do të mbajë një mbledhje të jashtëzakonshme nëpërmjet mjeteve të komunikimit elektronik mesditën e kësaj të mërkure.

Mbledhja do të zhvillohet në orën 15;00, ku këshilltarët bashkiakë do të miratojnë dy pika të rendit të ditës;

Për prishjen e 10 pallateve dhe 1 shtese anësore në qytetin e Durrësit dhe rindërtimin e objekteve në të njëjtin truall si dhe pika e dytë; prishjes së detyruar të ndërtesës së administratës të njësisë administrative manëz, bashkia durrës, për shkak se është dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit.

NJOFTIMI I BASHKISË

Ditën e mërkurë, data 15.07.2020, ora 15:00, këshilli Bashkiak do të mbajë një mbledhje të jashtëzakondshme nëpërmjet mjeteve të komunikimit elektronik, me këtë rend dite:

1. Shqyrtim dhe miratim i projektvendimit për vijimin e proçedurave të prishjes së detyruar të 10 pallateve dhe 1 shtese anësore në qytetin e Durrësit, në zbatim të ekspertizave të thelluara të hartuara nga instituti i ndërtimit Tiranë, si dhe rindërtimin e objekteve të miratuar për prishje në të njëjtin truall

2. Shqyrtim dhe miratim i për miratimin e prishjes së detyruar të ndërtesës së administratës të njësisë administrative manëz, bashkia durrës, për shkak se është dëmtuar nga fatkeqësia  natyrore e datës 26 nëntor 2019 dhe përbën rrezik shumë të lartë për jetën dhe shëndetin, dhe është rekomanduar të prishet, kjo sipas aktekspertizës së thelluar e kryer nga instituti i ndërtimit tiranë, si dhe miratimin për heqjen nga lista e veçantë e pronave të paluajtshme publike dhe kontabiliteti, të ndërtesës së njësisë administrative manëz