Pavarësisht pandemisë së koronavirusit, turistët e huaj kanë mbërritur edhe në qytetin e Durrësit.

Gjatë ditës së sotme një grup pushuesish nga Europa Juglindore kanë shëtitur në qytetin bregdetar ndonëse temperaturat kanë qenë të larta.

Ata gjejnë strehë në hijen që bën godina e bashkisë së Durrësit për t’u mbrojtur disi nga rrezet e forta të diellit.

Më pas, të gjithë në grup e pa maska e doreza, turistët e huaj përshkojnë Rrugën Tregtare për të vizituar sitet turistike dhe antike të Durrësit.