Prej 27 vjetësh ka emigruar në Volos të Greqisë, por nuk e kishte menduar kurrë që banesën të cilën e ka ndërtuar me gjak e sakrificë me punën e tij si emigrant, të mos e gëzojë dot.

Kjo sepse ka disa muaj që po endet për të marrë certifikatën e pronësisë së shtëpisë së tij të ndërtuar në zonën e ish-Kënetës, por për të njëjtën pronë i dalin certifikata të ndryshme pronësie.

Emigranti kërkoi që një ditë më parë të takonte kryeministrin Rama sepse vetëm atje kishte mbetur pa u ankuar, por tek kryeministri nuk e gjeti dot rrugën.

Garda dhe bodiguardët e tij nuk e lejuan që të qante hallin me kryeministrin Edi Rama, dhe i mbeti që ta tregonte hallin në media.

Prej muajsh sistemi te ALUIZN-I i Durrësit është i mbyllur dhe procesi qëndron i bllokuar duke bërë që radha e popullit në dyert e këtij institucioni vetëm të rritet.

Një ditë më parë kryeministri ju tërhoqi vëmendjen e ju dha një muaj kohë dy drejtuesve vendorë për të përmirësuar performancën dhe të rrisin shërbimet për popullin në të kundërt të largohen. ALUIZN-i ishte një prej këtyre institucioneve që vlerësohet me punë të dobët.  

K.H.