Pas dorëheqjes nga detyra e drejtorit të Spitalit të Kavajës, Përparim Daiu ka dhënë detaje nga vendimi i tij. Teksa ka bërë të ditur se mes tij dhe kreut të Bashkisë së Kavajës Redjan Krali ka pasur një debat, Përparim Daiu tha se deri më tani nuk është marrë asnjë urdhër për vendosjen e karantinës në këtë spital në rast se shfaqet koronavirusi. Daiu pohoi se për çështjen e karantinës ai ka dhënë mendimin e tij.

“Nuk kemi marrë asnjë urdhër për vendosjen e karantinës në spitalin tonë. Nuk ka vend për panik për aq kohë sa asgjë nuk është vendosur”, tha ai. Daiu ka pranuar së në spitalin e Kavajës janë kryer disa punime, si lyerje fasade dhe vendosje dushesh por kjo ishte e parashikuar shumë më herët, përpara se diskutimet për karantinën.

Përpara 3 muajsh, Daiu kishte dhënë dorëheqjen, por nuk ju pranua nga Ministria. /BW