15 mijë gropat e mistershme, zbulohen në Paqësor pranë brigjeve të Kalifornisë

13/12/2019 - 16:13

Ajo që po ndodh në oqeanin Paqësor, pranë brigjeve të Kalifornisë, është një mister i vërtetë. Website-i “ScienceAlert”, shkruan se në shtratin e detit janë pikasur me mijëra vrima që askush nuk di të thotë sesi janë krijuar. Ekspertët i zbuluan rastësisht ndërsa po hulumtonin thellësitë e detit në Big Sur, të Kalifornisë.

Studiuesit nga Instituti i Kërkimeve ujore Monterey Bay (MBARI) thonë se vrimat e mëdha, kanë mesatarisht një diametër prej 11 metrash dhe janë një metër të thella. Ata kanë gjetur rreth 15 mijë të tilla. 30% e tyre përmbanin mbetje të natyrës njerëzore, si edhe peshq e krijesa të tjera që i përdorin këto vende si habitatin e tyre.

“Janë vërtet të mistershme, sepse nuk po gjejmë asnjë provë që të tregojë sesi janë krijuar”, tha Eve Lundsten, kërkuese pranë institutit MBARI.

Një prej teorive kryesore ishte se ky fenomen mund të jetë pasojë e gazit metan, që çlirohet nga nëntoka e që mbase ka lënë pas këto forma të çuditshme.

Por ekipi i specialistëve i cili përdori deri edhe pajisje sonore, nuk arriti të gjente gjurmë metani. Këto xhepa në fakt, duket se kanë qenë joaktive për një kohë shumë të gjatë, megjithatë, shkencëtarët që vazhdojnë verifikimet, kanë zbuluar edhe disa të tjera më të reja, që duket të jenë krijuar më vonë. /TCh/

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Njerëzit në shumë pjesë të Shteteve të Bashkuara po lëvizin më shumë tani sesa në fillim të pandemisë.

“Kanë mbërritur në Institutin Spallanzani dozat e para të vaksinës të bëra në Itali dhe nga 24 gusht ne jemi gati për eksperimentimin

Infeksionet nga koronavirusi në Itali vazhdojnë të rriten. Në 24 orët e fundit ka pasur 552 raste të reja, krahasuar me 402 ditën e djesh

Shkencëtarët në Londër që kanë prodhuar një vaksinë sintetike me dozë të ulët për COVID-19, po e zgjerojnë testimin e saj tek më shumë vu

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Indi ku një avion me 191 pasagjerë në bord që fluturonte nga Dubai drejt Kozhikode në Indi është përpla

Presidenti i Libanit, Michel Aoun tha se hetimet rreth shpërthimit të depove në Bejrut nuk kanë arritur të përcaktojnë nëse është shkaktu

Shtetet e Bashkuara kanë regjistruar më shumë se 2,000 vdekje të shkaktuara nga COVID-19, sëmundja që shkaktohet nga koronavirusi i ri.

Më shumë se 40,000 vetë nënshkruan një peticion dhe kërkojnë që Franca të marrë nën kontroll Libanin pas shpërthimit vdekjeprurës në Bejr

Demonstrata të dhunshme anti qeveritare kanë nisur në kryeqytetin e Libanit, Bejrut, pas shpërthimit vdekjeprurës në portin e kryeqytetit

Gjithnjë e më shumë qytete dhe rajone po insistojnë që njerëzit të mbajnë maska jo vetëm në mjedise të mbyllura, por edhe jashtë.