Bilanc lufte, 53 fëmijë vdesin nga konsumi i frutit ekzotik

13/06/2019 - 18:19

“Të paktën 53 fëmijë kanë vdekur në Indinë veriore në 10 ditët e fundit nga një sëmundje vdekjeprurëse e trurit që besohet të ketë lidhje me një substancë toksike të gjetur në fruta të lychee”, thanë zyrtarët e shëndetësisë sot.

Vdekjet janë raportuar nga dy spitale në qarkun Muzaffarpur të shtetit Bihar, pjesa lindore e vendit e njohur për pemët e të lychee.
Të gjithë fëmijët shfaqën simptoma të Sindromit të Encefalit Akut (AES), tha zyrtari i lartë i shëndetësisë, Ashok Kumar Singh, duke shtuar se shumica kishin pësuar një humbje të papritur të glukozës në gjakun e tyre.

‘Departamenti i Shëndetësisë ka lëshuar tashmë një njoftim për njerëzit që të kujdesen për fëmijët e tyre gjatë verës së nxehtë, kur temperatura shkojnë mbi 40 gradë Celsius’, tha Singh.

Të paktën 40 fëmijë të tjerë që ankoheshin për simptoma të ngjashme ishin duke u trajtuar në spital. Shpërthimet e sëmundjes kanë ndodhur çdo vit gjatë muajve të verës në Muzaffarpur dhe në rrethet fqinje që nga viti 1995, zakonisht që përkojnë me sezonin lychee. Në vitin 2014 nga e njëjta sëmundje kanë gjetur vdekjen 150 persona.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Atmosferë lufte në Lindjen e Mesme.

Ditën e sotme do të mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Ukrainë, pasi presidenti i vendit Volodymyr Zelensky kohë më parë shpë

Autoritetet gjermane bëjnë të ditur se është rritur numri i qytetarëve që jetojnë vetëm.

Një konflikt i acaruar ditët e fundit mes partnerëve politikë në Itali rrezikon të çojë në rrëzimin e qeverisë.

Një shpërthim para hyrjes së një ndërtese universitare në Kabul ka shkaktuar vdekjen e 6 studenteve dhe plagosjen e 27 të tjerëve, të cil

Është rritur numri i viktimave në Japoni pas zjarrit të rënë qëllimisht në një studio të animuar në Kioto.

Presidenti Donald Trump tha të enjten se një anije e Marinës amerikane rrëzoi një avion iranian pa pilot në një veprim vetmbrojtës.