Gjatë 24 orëve të fundit në Britaninë e Madhe kanë humbur jetën 210 persona nga COVID-19 duke e çuar numrin e të vdekurve në total në 32.065 sipas të dhënave të publikuara në rrjetet sociale të Ministrisë së Shëndetësisë së vendit.

Me 100.490 teste në 24 orët e kaluara, numri i testeve në Britani ka arritur në 1.921.770, kurse deri në tani janë konfirmuar 223.060 raste me COVID-19, me një rritje prej 3.877.

Në një konferencë për media në Londër, Johnson shpalli disa prej masave që do të lehtësohen, duke filluar nga sot.

Nga e hëna, britanikët që nuk mund të punojnë nga shtëpia, do të inkurajohen të shkojnë në punë, tha ai.

Ndërsa, nga dita e mërkurë, njerëzit do të lejohen të bëjnë ushtrime në natyrë, për sa kohë që ata i përmbahen udhëzimeve për distancim fizik.