Demostrata të dhunshme anti qeveritare pas shpërthimit të fuqishëm në portin e Bejrutit

07/08/2020 - 11:11

Demonstrata të dhunshme anti qeveritare kanë nisur në kryeqytetin e Libanit, Bejrut, pas shpërthimit vdekjeprurës në portin e kryeqytetit ku mbetën të vrarë më shumë se 137 persona dhe mbi 5000 të tjerë mbetën të plagosur.

Autoritetet policore përdoren gazin lotsjellës kundër protestuesve të zemëruar të cilët fajësojnë autoritetet për neglizhencë pas njoftimit se 2,750 ton nitrat amoniumi ruheshin në mënyrë të pa sigurtë nga viti 2013 ne nje magazine te portit. Një prej protestuesve u shpreh se Bejrutit do t’i kthehej qetësia vetëm pasi politikanët fundërrina të përfundonin në burg.

Agjencia shtetërore e lajmeve Libanese thotë se 16 persona janë arrestuar si pjesë e një hetimi të shpallur nga qeveria këtë javë. Të enjten, Presidenti Francez Emmanuel Macron gjithashtu vizitoi qytetin ku nënvizoi se Libani duhej të ndërmerrte “ndryshime të thella” nga autoritetet.

Ai gjithashtu bëri thirrje për një hetim ndërkombëtar për katastrofën. Bashkimi Evropian njoftoi lëvrimin e 33 milion eurove ndihmë urgjente për Libanin për të ndihmuar në mbulimin e nevojave të menjëhershme të shërbimeve të urgjencës dhe spitaleve në Beirut.

Një konferencë e donatorëve është planifikuar gjithashtu të mobilizojë fonde shtesë për rindërtimin pas një vlerësimi të asaj që kërkohet, tha një burim i BE-së për agjencinë e lajmeve AFP.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Britania e Madhe po përballet me rritje të ndjeshme të rasteve të reja me COVID-19.

Të paktën tre lëkundje tërmeti tronditën Kaliforninë të martën, për herë të dytë në tre ditë duke i lënë banorët të frikësuar se një tërm

Qeveria e Republikës Çeke miratoi propozimin që ky vend të rikthehet në gjendje të jashtëzakonshme nga 5 tetori, për të luftuar rritjen e

Koronavirusi vijon të shkaktojë viktima në Itali.

Me vendimin që hyn në fuqi menjëherë, tre parqet ujore të Francës nuk do të mund të marrin ose të shumojnë më delfinë dhe orka.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka paralajmëruar se Gjermania do të përballet me disa muaj të vështirë për shkak të koronavirusit, rap

Studiuesit në Helsinki kanë zhvilluar një teknikë me të cilën një kompjuter modelon perceptimin vizual duke vëzhguar sinjale nga truri i

Pas luftimeve të ashpra që shpërthyen të dielën midis forcave armene dhe azeriane, presidenti francez, Emmanuel Macron në një konferencë

Banka Botërore ka njoftuar se ka gati një plan me një buxhet prej 12 miliardë Dolarrë për të ndihmuar vendet e varfëra për të siguruar va

Gjermania do të përballet me disa muaj të vështirë për shkak të koronavirusit, paralajmëroi kancelarja gjermane, Angela Merkel, raporton