E djathta ekstreme austriake ka synuar të shtrijë duart e korrupsionit mbi lojrat e fatit. Kjo është pista ku autoritetet po hetojnë ndërsa kontrolluan shtëpitë e ish-kancelarit austriak Heinz-Christian Strache dhe Johann Gudenus, të njëjtët njerëz të përfshirë në Ibiza-gate e cila bëri që të biente qeveria Kurz.

Ish-lideri i partisë të ekstremit të djathtë FPÖ dhe 4 të tjerë janë akuzuar nga prokuroria e Vjenës për korrupsion. Partisë sovraniste austriake i'u desh të emërojë Norbert Hofer si drejtuesin e saj të ri, pasi ish-sekretari Strache, rreth dy vite më parë u akuzua se i kishte premtuar favorizime një bashkëbiseduesi rus në këmbim të financimit të partisë.

Biseda e filmuar në Spanjë shkaktoi në Austri tërmet politik. Sot FPÖ po përpiqet përsëri të kthehet në krye të shtetit. Hofer ka thënë se paraardhësi i tij ka gabuar por dhe ka bërë shumë gjëra të mira për partinë në të kaluarën.

FPÖ në zgjedhjet e fundit europiane u dërmua në shifrën 17%. Si të mos mjaftonte kjo, hetimi i ri i prokurorisë shton brishtësinë e frontit të ekstremit të djathtë në prag të zgjedhjeve të parakohshme politike të 29 shtatorit.

Sidoqoftë, Fpö duket se e ka braktisur Strache-in drejt fatit të tij, po përpiqet të distancohet nga mesazhet ekstremiste dhe ka zgjedhur Hofer-in si personi përgjegjës misionin e pamundur të pushtetit.