Humb jetën një deputet iranian i prekur nga koronavirusi. Lajmin e raportojnë mediat lokale vendase. Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve iraniane, cituar nga agjencia e Reuters në Iran, Mohammad Ali Ramazani Dastak, i cili u zgjodh deputet javën e kaluar, besohet se ka rezultuar pozitiv ndaj virusit disa ditë më parë. Ai vdiq të shtunën në mëngjes, pasi u dërgua në spital me shenja gripi.

Numri i të vdekurve në Iran nga shpërthimi i koronavirusit ka arritur në 43, tha një zyrtar i ministrise se shëndetësise për TV shtetëror të shtunën, duke shtuar se numri i të infektuarve në të gjithë vendin ka arritur në 593.

“Fatkeqësisht nëntë njerëz vdiqën nga virusi në 24 orët e fundit. Numri i të vdekurve është 43. Rastet e reja të te infektuarve të konfirmuar që nga dita e djeshme është 205 që e bën numrin e përgjithshëm të personave të infektuar të konfirmuar 593,” – tha Kianush Jahanpur për TV shteteror.

Irani është vendi që ka numrin më të lartë të vdekjeve nga koronavirusi jashtë Kinës. Ai ka urdhëruar mbylljen e shkollave deri të martën dhe qeveria ka shtyrë mbylljen e universiteteve dhe janë ndaluar koncertet dhe eventet sportive për një javë, raportoi Reuters.

Disa zyrtarë të nivelit të lartë, duke përfshirë një zv/inistër, ministri i shëndetësisë dhe pesë deputetë, kanë rezultuar pozitivë ndaj koronavirusit pasi shpërthimi i shpejtë e detyroi qeverinë të kërkonte që njerëzit të qëndrojnë në shtëpi.