Ish-kryeministri italian, Silvio Berluskoni ka rezultuar sërish pozitiv me koronavirus.

Berluskoni u shtrua në spital me një fazë të hershme pneumonie dy anëshe pasi rezultoi pozitiv për Covid 19 më 3 shtator.  83-vjecari iu nënshtrua trajtimit për 10 ditë dhe doli nga spitali San Rafaele më 14 shtator.

Sic raportohet, Berluskoni ashtu si edhe shumë pacientë të tjerë me Covid po vazhdon të përballet me pasojat e sëmundjes, veçanërisht lodhje, e si pasojë mbetet në krevat. Në të njëjtën kohë, një kthim në spital i tij nuk është i nevojshëm për momentin – sipas një raporti.

Politikani do t’i nënshtrohet një tjetër testi të hënën – shkruan Corriere Della Sera. Berluskoni është aktualisht në karantinë në vilën e tij pranë Milanos, bashkë me të dashurën 30-vjecare, Marta Frascina, që po ashtu ka rezultuar pozitive për Covid 19.