Ka shenuar rritje numri i viktimave ditore në Itali nga koronavirusi, krahasuar me një ditë më parë.

Sipas të dhënave të Emergjencave Civile 12 persona të tjerë e humbën betejën përballë virusit vdekjeprurës, ndërsa 159 persona të tjerë rezultuan të infektuar.

Gjatë 24 orëve të fundit ekipet shëndetësore ndërmorën 24 mijë testime, ndërkohë që lajmi i mirë është që 5 rajone italiane nuk raportuan asnjë rast të ri.

Numri i të shëruarve ishte 129, për një total mbi 200 mijë që nga nisja e pandemisë. Gjithashtu ulje ka pësuar dhe numri i pacientëve të shtruar në terapi intensive.