Në Itali, është shënuar viktima e parë nga virusi kinez, një nga dy shtetasit venecianë të shtruar në spital të infektuar nga koronavirusi i cili ka humbur betejën e luftuar.

Viktima është një 78-vjeçar i cili po trajtohej në spitalin e Padova-s nga patologji të mëherëshme dhe që ishte infektuar rreth 15 ditë më parë, ndërsa që nga dje numri i të prekurve autoktonë, dmth që nuk kanë udhëtuar së fundmi në Kinë, është rritur në 20, 16 në Lombardi, 1 në Veneto dhe 3 në Lazio.

Që prej ditës së djeshme një 38-vjeçar, gruaja e tij shtatzënë dhe një person tjetër ndodhen në gjendje të rëndë.

Transportuesi apo bartësi fillestar i virusit, ende nuk është identifikuar por dyshohet se ai është një mik i 38-vjeçarit i cili prej një viti kishte jetuar në Kinë dhe kur ishte kthyer ishte testuar negativ në testin e koronavirusit.

Në disa komuna ku janë shfaqur rastet e të prekurve janë mbyllur shkollat dhe kopshtet si dhe janë pezulluar ngjarjet publike dhe aktivitetet tregtare si dhe mjaft biznese kanë ndërprerë punën.

Autoritetet i kanë bërë thirrje njerëzve të qëndrojnë në shtëpi si masë parandaluese për të shmangur infektimin. Po ashtu rreth 250 persona, mes të cilëve 70 mjekë po mbahen nën vëzhgim dhe i janë nënshtruar analizave pasi dyshohet se kanë kontaktuar tangent me koronavirusin.

Kryeministri italian Giuseppe Conte në një mbledhje të jashtëzakonshme me Mbrojtjen Civile, tha se nuk duhet shkaktuar panik dhe se qeveria ka marrë të gjitha masat në përgjigje të emergjencës nga koronavirusi.

Ndërsa në shkallë globale numri i viktimave nga virusi kinez ka shkuar 2360 dhe rreth 78 mijë persona janë konfirmuar të infektuar. Sipas të dhënave të fundit të lëshuara nga Komisioni Kombëtar i Shëndetit i Kinës (NHC), këtë të shtunë rreth 109 persona kanë ndërruar jetë në Kinë, tre prej të cilave në provincën Hubei, që është edhe epiqendra e shpërthimit të Covid-19.

Të dhënat e fundit rrisin numri e vdekjeve në 2345 persona në territorin e Kinës, 2250 prej të cilëve vetëm në Hubei. Ndërkaq, pas Francës, Italia është vendi i dytë që ka shënuar një tjetër viktimë në Evropë duke e bërë më tepër serioze situatën. 

Ndarja e vdekjeve në nivel global:
Ka pasur 15 vdekje të raportuara jashtë territorit të Kinës
Irani: 4 vdekje:
Japoni: 3 vdekje:
Hong Kong, Koreja e Jugut: 2 vdekje secila
Tajvan, Filipine, Francë, Itali: 1 vdekje secila