Pandemia në Evropë, mbi 400 mijë viktima në kontinent

29/11/2020 - 14:31

Evropa ka regjistruar mbi 400,000 viktima të koronavirusit që prej fillimit të pandemisë, ndërkohë që disa pjesë të kontinentit kanë nisur të zbusin kufizimet apo masat e izolimit.

Tetë muaj pas shpalljes së pandemisë, autoritetet evropiane kanë konfirmuar 400,949 viktima të koronavirusit, bazuar në të dhënat e qendrës Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve.

Pesë shtetet që kanë raportuar bilancet më të rënda janë Mbretëria e Bashkuar, Italia, Franca, Spanja  dhe Rusia. Në Gjermani, kancelarja Angela Merkel ka thënë se pavarësisht valës së dytë të pandemisë dhe kufizimeve të reja, ky vend ka kaluar “rrugë të gjatë” prej kur ka shpërthyer virusi në Evropë, në fillim të këtij viti.

 “Sot ne dimë më shumë për mënyrat e infektimit, për mënyrat e mbrojtjes së vetes, për simptomat dhe mundësitë e trajtimit”, ka thënë ajo. Në kushtet kur vaksina është tani disa muaj larg shpërndarjes masive, ministri gjerman i Ekonomisë, Peter Altmaier, ka thënë se masat e izolimit të pjesshëm në ekonominë më të madhe në Evropë, mund të shtyhen deri në pranverën e vitit të ardhshëm, nëse infektimi nuk vihet nën kontroll.

“Ne kemi tre deri në katër muaj të gjatë të dimrit përpara nesh”, ka thënë Altmaier për Die Welt. “Është e mundshme që kufizimet të zbatohen deri në muajt e parë të vitit 2021”, ka thënë ai. Gjermania ka vendosur masa të kufizimit në fillim të muajit nëntor, që kanë rezultuar me mbyllje të bareve dhe restoranteve, ndonëse shkollat dhe dyqanet kanë mbetur të hapura. Autoritetet gjermane këtë javë kanë shtyrë masën e izolimit të pjesshëm deri më 20 dhjetor, por vendi fqinj, Franca, ka nisur rihapjen e pjesshme më 27 nëntor.

Veprime të ngjashme janë marrë edhe në Poloni, Holandë, Mbretëri të Bashkuar, Belgjikë, disa pjesë të Italisë dhe gjithandej në Evropë, ndonëse shumë kufizime vazhdojnë të aplikohen, për shkak të shifrave shqetësuese.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Twitter ka bllokuar llogarinë e Ambasadës së Kinës në SHBA, pasi kishte postuar përmbajtje që mbronin politikat e Kinës në rajonin Ksinji

Autoritetet kineze kanë bërë të ditur se rastet e transmetuara lokale të koronavirusit në vend janë në rritje, përderisa numri i personav

Joe Biden është presidenti i SHBA, sepse amerikanët kanë besim, që ai i merr me seriozitet shqetësimet e tyre.

Presidenti Joe Biden nënshkroi tre dokumente në Sallën e Presidentit në Kapitolin e Shteteve të Bashkuara menjëherë pas ceremonisë së bet

Mbretëria e Bashkuar ka regjistruar një rekord të ri përsa i përket numrit të viktimave, pasi 1.820 persona humbën jetën nga koronavirusi

Është publikuar letra që Donald Trump i ka lënë Presidentit të sapoemëruar Joe Biden.

Presidenti Joe Biden, menjëherë pas betimit ka reaguar nëpërmjet një postimi në rrjetin social  “Twitter”. Biden shkuan se nuk ka kohë pë

Ministria e Shëndetësisë në Itali raporton për 13 mijë e 500 raste të reja dhe 525 viktima në buletinin e saj ditor për pandeminë.

Është betuar Presidenti i 46-të i SHBA-ve Joe Biden. Më herët është betuar edhe zëvendëspresidentja e SHBA-ve, Kamala Harris.

Është betuar zëvendëspresidentja e SHBA-ve, Kamala Harris.