“Pyes veten: ku do të na çojë urrejtja dhe hakmarrja? A mendojmë vërtet se po ndërtojmë paqen duke shkatërruar tjetrin?”, këto ishin fjalët e Papës lidhur me konfliktin midis Izraelit dhe Palestinës.

“Në emër të Zotit, unë apeloj për qetësi dhe për ata që kanë përgjegjësinë t’i japin fund zhurmës së armëve, duke ndjekur rrugën e paqes, gjithashtu me ndihmën e bashkësisë ndërkombëtare”, tha ai.

“Le të lutemi që ata të mund të gjejnë rrugën e dialogut dhe faljes”, shtoi Papa. “Sot unë dua të sjell vuajtjet e popullit tuaj në altarin e Zotit dhe të lutem me ju që Zoti të kthejë zemrat e të gjithëve në paqe”, raporton Ansa.it.

Kjo deklaratë e Papës u bë gjatë meshës në Shën Pjetër për komunitetin e besimtarëve të Mianmarit. “Le të na ndihmojë lutja e Jezusit për të ruajtur besimin edhe në momente të vështira, për të qenë ndërtues të unitetit”, tha Papa.