Pentagoni: 34 ushtarakë me lëndime në tru pas sulmit iranian

24/01/2020 - 22:56

Pentagoni tha të premten se 34 ushtarakë amerikanë janë diagnostikuar me lëndime traumatike në tru, pas sulmeve me raketa nga Irani kundër një baze në Irak në fillim të këtij muaji.

Presidenti Trump dhe zyrtarë të tjerë të lartë fillimisht thanë se sulmi i Iranit nuk kishte vrarë apo dëmtuar asnjë pjesëtar të shërbimit ushtarak amerikan.

Javën e kaluar ushtria amerikane tha se 11 trupa amerikane ishin trajtuar për simptoma tronditjeje pas sulmit në bazën ajrore Ain al-Asad në Irakun perëndimor ndërsa këtë javë njoftoi se trupa të tjera ishin zhvendosur jashtë Irakut për lëndime të mundshme.

Zëdhënësi i Pentagonit Jonathan Hoffman u tha gazetarëve se tetë trupa ushtarake që ishin transportuar më parë në Gjermani janë transferuar në Shtetet e Bashkuara.

Të mërkurën, Presidenti Trump duket se i minimizoi dëmtimet e personelit ushtarak amerikan, duke thënë se kishte “dëgjuar se ata kishin dhimbje koke dhe ca gjëra të tjera”.

Zyrtarët e Pentagonit kanë thënë se nuk ka pasur asnjë përpjekje për të minimizuar ose vonuar informacionin për dëmtimet që lidhen me tronditjen, por mënyra se si ata e trajtuan çështjen e dëmtimeve në tru pas sulmit iranian, ka shtruar pikëpyetje të reja. /VOA

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka nisur një tjetër paralajmërim, duke thënë se pandemia me koronavirus është duke u zgjeruar m

Presidenti amerikan Donald Trump, që ka kundërshtuar prej kohësh të mbante një maskë për fytyrën në publik, thotë se ai është “për maskat

Shtetet e Bashkuara thyen një tjetër rekord shqetësues të martën, kur regjistruan 47 mijë raste të reja me koronavirus, numri më i lartë

187 raste të reja dhe 21 viktima. Ky është bilanci ditor i koronavirusit në Itali, sipas raportimit të Mbrojtjes Civile.

Turqia do të përgatisë një projekt-ligj për të kontrolluar platformat e mediave sociale ose për t’i mbyllur ato, njoftoi presidenti turk,

Për një javë, miliona rusë kanë votuar për të ndryshuar kushtetutën, me shumë prej tyre që kanë përdorur qendrat e votimit të hapura mbi

Martesat e hershme të fëmijëve mbeten të përhapura në të gjitha vendet e Eurazisë, nga India, Bangladeshi dhe Nepali deri në Gjeorgji, Tu

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë blerë gjithë rezervat e medikamentit të koronës në gjith botën deri në shtator duke u përgatitur për

Nën moton “Së bashku për rimëkëmbjen e Evropës”, Gjermania ka krijuar zonat e saj të fokusit për kohën e kryesimit të Këshillit të Bashki

Anthony Fauci, drejtor i Institutit Kombëtar për Alergji dhe Sëmundje Infektive në Shtetet e Bashkuara, i tha senatit amerikan se ai “nuk