Të paktën katër persona vdiqën dhe dhjetëra të tjerë u plagosën pasi një tren u përplas pranë kryeqytetit të Marokut, Rabat.

Incidenti ndodhi në Bouknadel, midis kryeqytetit dhe qytetit të Kenitrës, dhe sipas vlerësimve të para, numri i të plagosurve është rreth 90.

Dëshmitarët raportojnë se drejtuesi i trenit është lënduar rëndë, ndërsa disa nga pasagjerët kanë humbur gjymtyrët.

Videot dhe fotot e publikuara tregojnë trenin e dalë nga shinat.