Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur rekord sa i përket numrit të viktimave brenda 24 orëve nga koronavirusi.

Në 24 orët e fundit, në SHBA janë regjistruar 1049 të vdekur, duke kaluar Italinë që ditën më të zezë ka regjistruar 969 viktima. Shteti që ka më shumë vdekje në SHBA është Nju Jorku me 2373 viktima.

Në ShBA deri më tani janë raportuar 236.312 të prekur nga CoVid-19, ku 5.783 kanë humbur jetën dhe 10.324 janë shëruar.