Në Kinë janë publikuar detajet e para rreth Koronavirusit pasi u ekzaminuan më shumë se 70, 000 raste.

Të dhënat nga Qendra Kineze për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve tregojnë se më shumë se 80% e të prekurve janë të sëmurë ose të moshuar. Studimi tregon gjithashtu se një rrezik i lartë i kanoset edhe personelit mjekësor.

Gjetjet e zyrtarëve të shëndetësisë në Kinë treguan se vdekshmëria nga Koronavirusi tashmë i qujatur Covid-19 e ka shkallën 2.3%.
Në Hubei, krahina më e prekur, shkalla e vdekshmërisë është 2.9% krahasuar me vetëm 0.4% në pjesën tjetër të vendit.

Në raportin e fundit vërehet edhe një rritje e numrit të viktimave ku deri tani ka shkuar në 1,868 persona të vdekur dhe 72,436 zyrtarisht të prekur nga virusi.