Numri i rasteve të prekura nga koronavirusi në SHBA i ka tejkaluar 200,000 persona, ndërsa numri i vdekjeve ka shkuar më shumë se 4,600 viktima.

Infeksionet e reja në të gjithë vendin u rritën me 25.676 të mërkurën, ndërsa vdekjet e reja nga koronavirusi u rritën me 908 viktima.

Numri i vdekjeve në SHBA tani ka tejkaluar numrin e vdekjeve të raportuara në Kinë (3,309), ku shpërthimi u shfaq për herë të parë në dhjetor.

Numri i të vdekurve në Itali (12,428) dhe Spanjë (9,053) është akoma më i lartë se në Shtetet e Bashkuara.

Më shumë se 40 përqind e rasteve fatale në SHBA vijnë nga shteti i Nju Jorkut, ku numri i vdekjeve u rrit me 391 duke mbërritur në 1.941. Shteti i Nju Jorkut ka deri tani 83,712 persona pozitivë me Covid-19.