Stuhia “Isaias” drejt Kanadasë

05/08/2020 - 17:13

Kanadaja ka rritur gatishmërinë prej stuhisë “Isaias” që prej fundjavës së kaluar ka lënë disa viktima në Ishujt Karaibe dhe në brigjet lindore të SHBA-së.

Stuhia tropikale “Isaia” ka shkaktuar të paktën 5 viktima gjatë lëvizjes në brigjet lindore të SHBA-së dhe po i drejtohet tani Kanadasë në veri.

Tornadoja që solli me vete reshje të dendura shiu dhe përmbytje u mori jetën dy banorëve të martën në banesën e tyre në Karolinën e Veriut, ndërsa të paktën tre shtetas amerikanë mbetën të vdekur në shtetet e New  York, Delauerit dhe Merilendit.

Përveçse rrënoi banesat ku kaloi, shirat dhe erërat e fuqishme përmbytën zonat e ulëta dhe shkëputën energjinë elektrike për rreth 1 milion e gjysmë shtëpi dhe biznese në lindje.

Në shtetin e New Jersey, guvernatori urdhëroi shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, ndërsa në New York fqinj, autoritetet shpërndanë paketa emergjence, pompa, motosharra për pemët e rrëzuara dhe thasë me rërë për të bllokuar vërshimin e ujërave në qendrat e banuara.

Ishujt e Karaibeve, Puerto Rikoja dhe Republika Domenikane në fundjavë raportuan pasoja të ngjashme dhe të paktën 2 viktima.

Qendra e Uraganeve në Kanada ka paralajmëruar se stuhia tropikale pritet të godasë edhe vendin me shira veçanërisht të dendur deri 60 milimetra në provincën lindore të Kebekut.

Forca goditëse e stuhisë është ulur, megjithatë, dhe reshjet mund të bien në harkun e dy-tri orëve duke rrezikuar vetëm përmbytje të lehta në zona të caktuara.

Kanadezët që jetojnë në rajonet e prekura janë këshilluar të pastrojnë kanalet dhe pusetat dhe të shmangin lëvizjet me automjete në orët e vona.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë Italiane, gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar 24 viktima nga koronavirusi.

Sot në Turqi hyn në fuqi një ligj i ri që imponon kontroll të rreptë shtetëror ndaj mediave sociale, ligj i cili u miratua në fund të kor

Presidenti i Turqisë, Recep Tayip Erdogan ka paralajmëruar Armeninë se do të japë llogari për luftën ndaj Azerbajxhanit.

Britania e Madhe po përballet me rritje të ndjeshme të rasteve të reja me COVID-19.

Të paktën tre lëkundje tërmeti tronditën Kaliforninë të martën, për herë të dytë në tre ditë duke i lënë banorët të frikësuar se një tërm

Qeveria e Republikës Çeke miratoi propozimin që ky vend të rikthehet në gjendje të jashtëzakonshme nga 5 tetori, për të luftuar rritjen e

Koronavirusi vijon të shkaktojë viktima në Itali.

Me vendimin që hyn në fuqi menjëherë, tre parqet ujore të Francës nuk do të mund të marrin ose të shumojnë më delfinë dhe orka.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka paralajmëruar se Gjermania do të përballet me disa muaj të vështirë për shkak të koronavirusit, rap

Studiuesit në Helsinki kanë zhvilluar një teknikë me të cilën një kompjuter modelon perceptimin vizual duke vëzhguar sinjale nga truri i