Një tërmet i fuqishëm 5.3 ballë ka goditur pjesën perëndimore të ishullit të madh të Hawaii. Autoriteti i shërbimit sizmologjik ka përjashtuar alarmin për një cunam të mundshëm.

Mësohet se epiqendra e tërmetit është regjistruar 24 kilometra në jug-perëndim të Kailua-Kona, në një thellësi 16 kilometra.

Fatmirësisht tërmeti nuk ka shkaktuar viktima ndërsa banorët e zonës janë trondiur dhe kanë telefonuar shërbimet menjëherë.