Një person është arrestuar nga policia pasi plagosi gjashtë policë në Philadelphia të SHBA-së. Beteja e armatosur mes policisë dhe të arrestuarit filloi në orën 16:30 sipas orës lokale. 

Oficerët kishin një urdhër për të kontrolluar një shtëpi për drogë në lagjen Nicetown-Tiago të Philadelphia kur sulmuesi hapi zjarr. Autori i identifikuar nga mediat amerikane si Maurice Hill mbajti peng për disa orë 2 oficerë policie. 

Pas disa orëve thirrjeje të policisë por edhe avokatit të të dyshuarit bënë të mundur dorëzimin e Maurice Hill. Një video në mediat sociale tregon të dyshuarin, duke lënë shtëpinë e tij me duart në ajër.