Nga Armand Hajderaj*

1 – Rastësi Turistike

Nuk është aspak e rastësishme rritja graduale e interesit të qytetarëve për turizmin në Shqipëri e kemi dëgjuar dhe në media ndërkombëtare të paktën referuar këtyre viteve të fundit. E është rritur ndjeshëm kërkesa për blerjen e pasurive të patundshme real estate, apartamente të pozicionuara në pika kyçe dhe strategjike të turizmit jo vetëm veror por përgjatë gjithë vitit. Ndërkohë që për turizmin veror vijojnë prurjet nga agjencitë turistike, nga ana tjetër standardet kanë ardhur përherë në ngritje. Përmirësimi i infrastrukturave lëvizëse shton më tej hapësirë për turizmin historik-kulturor – arkeologjik. Në Durrës është shtuar hapësira e një parkimi masiv me rindërtimin e shëtitores “Taulantia” që krijon një akses më të tejshëm drejt muzeut arkeologjik, amfiteatrit, bregdetit. Gjithashtu mund të shkohet kollaj në kalanë e Prezës, në Krujë, të vizitosh teqenë e Sarisalltikut, ose të vazhdosh më tej deri te kisha e Laçit apo e Milotit, në rrugë të një infrastrukture te re të viteve të fundit, por anash tyre mund të gjenden pafund elementët e një prejardhje historike.

Mjaft përmirësime nëpërmjet akseve rrugore bën të mundur që të vizitohen qendra të antikitetit si Apolonia, Ardenica, vendbanime Ilire të Bylisit, të kalasë së Kaninës, të Vlorës, të Butrintit, të Tepelenës e të tjera pafund. Është e dukshme rritja e vizitorëve në Gjirokastër, te Syu kaltër apo drejt trevave veriore Vermosh lëpushë apo Theth razmë nga ana tjetër. Nga kjo pikëpamje ka ende hapësira për tu përmirësuar komunikimit turistik me zona të Burrelit, Dibrës Peshkopisë, Kalasë së Dodës, që do tështonte më tej vlera por edhe një itenerar të ri. Kurse lidhja mes qyteteve të mëdha është më e konsoliduar, si mund të jetë lidhja nga Durrësi për Tiranë Elbasan, Pogradec, Korçë, Ersekë, Leskovik, Përmet, Tepelenë, Gjirokastër, Sarandë, apo për Laç Lezhë Shkodër, ose Kukës dhe më tej për të vazhduar drejt Kosovës. Gjithashtu dhe dy lidhje mjaft të konsoliduara si ajo e Morinës me malin e zi dhe Maqedonisë janë një avantazh në karvanet e Mesdheut.

Pjesë e rëndësishme e ngritjes së turizmit elitar nuk vjen vetëm nga natyra apo cilësia e shërbimeve, por ajo e lirisë së vizitoreve për të gjetur linjat e tezave të tyre të mendimit dhe të besimit, si pelegrinët në teqetetë e bektashinjve apo në kishat e periudhës bizantine, paganizmin ilir të gdhendur e të pikturuar në momentet e antikitetit, simbologji dhe deshifrime të fjalëve emrave apo shenjave që gjenden aty deri te misticizmi dhe hetmetizmi I tezave të lidhjeve me botë të përtejme. Madje kjo pjesë e turizmit shumë shpejt do të kthehet në zemër të shpjegimeve të qytetërimeve europiane. Kjo I jep tjetër vizion turizmit lokal.

2 – Turizmi lokal

Prej kohësh është shtuar dinamika në rritje e aktiviteteve kulturore si plotësuese të ofertës së turizmit lokal në qytetin antik. Aktiviteteve turistike nuk mund të mjaftohen vetëm me plazhin apo anfiteatrin, kalanë, torrën veneciane, muzeun arkeologjik. Ato shkojnë përtej kësaj, duke u futur në zemër të eventeve lokale si një dinamikë komunikuese. Evente të tilla si hapja e muzeve private, ekspozitave, instalacioneve, por edhe shtëpive botuese dhe librave të rinje kanë sjellë tjetër perqasje ndaj turizmit kulturor.

– Këtu koha ka hyrë në një laborator kozmik – thotë artisti I ri I instalacionit Koha brenda në Muzeh Lab së bashku me kuratoren elegante të muzeut më të ri në qytet. Ndërkohë këto janë artistë të rinj që kanë studiuar në vende të ndryshme europiane dhe që janë kthyer të jetojnë e të punojnë pikërisht në këtë qytet, ku jeta dhe arti ndërthuren në sfida të vështirë por të rëndësishme. Këtu ngelën të shtangur dy turistë gjermanë kur panë pianistin e tyre të preferuar tek luante në Muzeun arkeologjik të qytetit të Adriatikut lindor.

Duhet të falenderojme jo vetëm të rinjtë dhe organizimin qytetar por edhe atë bashkiak me njerëzit dhe drejtues të predispozuar duke filluar nga kryetarja rocker-e dhe bashkëkohore me vizion, drejtuesit e kulturës, por edhe ata të policise bashkiake me koleget e tjerë që gjinden pranë e çdo ditë janë pjesëmarrës në këtë faktor të rëndësishëm të lokalitetit artistik.

3. Faktori Strategjik

Por ne nuk mund të mjaftohemi vetëm me faktorin e brendshëm pa analizuar edhe faktorin strategjik të zhvillimit. Ky faktor strategjik jo vetëm është krijuar si mundësi dominuese dhe gjeopolitik ku spikat mardhënia ekonomike me vendet fqinje nëpërmjet portit dhe transportit por edhe si një stabilizues I mardhënieve ndërkombetare siç është mes Turqisë edhe Greqisë, e që vijon të shërbejë për ngritjen dhe përmirësimet jo vetëm të turizmit dhe ekonomisë lokale, por njëkohësisht në tërësi të asaj mbarëkombëtare! Kjo urë lidhëse me Turqinë dhe Greqinë ka rritur ndjeshëm prezencen dhe përmirësimin e shërbimeve të ndryshme mjekësore. Tani nuk ka nevojë të ikësh në Turqi apo Greqi për marrjen e shërbimeve të ndryshme mjekësore sepse Turqia dhe Greqia kanë ardhur këtu. Jo më pak mund të thuhet për rritjen e cilësisë së shërbimit në spitalet dhe klinikat private ku doktorë dhe infermierë të shkëlqyer shqiptarë punojnë krahas atyre më të mirëve që vijnë nga Italia dhe Greqia. Por nuk duhen harruar veprimet e guximshme të humanizmit siç ishte rasti kur në kulmin e pandemisë globale, kur europa mbylli lidhjet dhe kufijtë e tmerruar nga vuajtjet, 30 doktorë dhe infermierë shqiptarë shkuan me vullnetin e tyre të shërbenin në Itali, duke rrezikuar jetën e tyre. Kjo nuk la një impakt të vogël dhe nuk kaloi pa u vënë re nga mediat e rëndësishme Europiane dhe madje Americane si NY times.

Vijueshmëria e tendencës komunikuese në lidhje me bashkëpunimin politik dhe ekonomik në rajon por edhe më tej, duke se ka kthyer një faqe të rëndësishme të gjeopolitikës duke e çuar deri përtej lindjes së largët nga njëra anë, siç mund të jenë interesimet për zhvillimin e portit strategjik, por edhe atyre thellësisht amerikane si manovrat luftarake të anijes Difender me 5mijë trupa duke dhënë qartë mesazhin e paqes përtej mbrojtjes. Ky mesazh vijon të përcillet në I pastër ashtu si vjen nga perëndimi dhe do vijojë të shkojë përmes mardhenieve të mira në lindjen e largët edhe përtej, pasi mesazhi I paqes është mesazhi I një qyteti antik dymijë vjeçar që sot zhvillohet I qetë buzë Adriatikut dhe miqve të tij vizitorë nga e gjithë bota. E kur ata largohen, kokat e tyre kthehen pas me nostalgjinë për tu rikthyer sërisht në qytetin e lashtë.

*Student dega Turizëm-Arkeologjik, pranë Universitetit Aleksandër Moisiu, Durrës