Më lirë të fluturosh në gjysmën e parë të këtij viti, pse në verë duhet të mendoheni mirë

18/02/2019 - 09:00

Verën e kaluar, pasagjerët që udhëtonin në Shqipëri në fillim të muajit gusht dhe ata që donin të largoheshin në fund të atij muaji u përballën me çmime të “çmendura”, që arrinin deri në 300 euro për një drejtim edhe në destinacionet drejt Italisë, ku shkojnë më shumë sesa gjysma e pasagjerëve. Operatorët e tregut dhe burime nga Tirana International Airport pohuan se arsyeja kryesore lidhej me asimetrinë e kërkesës, ku gjithnjë në fillim të gushtit vijnë emigrantët, ndërsa në fund ata largohen. Kompanive nuk u leverdis të shtojnë linjat vetëm për atë periudhë, pasi i skedulojnë udhëtimet që gjashtë muaj përpara, raporton "Monitor".

Të paktën për gjysmën e parë të këtij viti ka një lajm të mirë për udhëtarët. Çmimet e biletave janë në nivelet e tyre më të ulëta dhe për shumë destinacione italiane mund të gjesh një biletë vajtje- ardhje për 100 euro, nëse e prenoton në avancë, sipas një kërkimi të Monitor në faqet e operatorëve ajrorë që veprojnë në Shqipëri.

Romë, në mars mund të shkosh e të vish me 140 euro.
Për në Londër, në muajin mars mund të gjesh bileta me 120 euro vajtje-ardhje.
Rreth 100 euro është dhe bileta për në Budapest në mars.
Më të lira janë dhe destinacionet e Gjermanisë, që historikisht kanë qenë më të shtrenjtat, ku një biletë për në Dortmund, vajtje-ardhje, kushton rreth 130 euro.
Për në Shtetet e Bashkuara, deri në muajin qershor, biletat janë mesatarisht 600-700 euro vajtje-ardhje.

Në verë sërish shtrenjtim

Duke filluar nga korriku, biletat pritet të jenë sërish të shtrenjta. Në korrik, mund të shkosh në Londër me 70 euro, ndërsa për kthimin duhet të mendoheni mirë, pasi do t’ju kushtojnë rreth 370 euro edhe nëse e prisni biletën sot.
Në Dortmund, bileta vajtje-ardhje shtrenjtohet në rreth 210 euro.
Edhe në Budapest, në korrik, nuk mund të gjesh një biletë vajtje-ardhje më të lirë sesa 250 euro.
Edhe Italia është më e shtrenjtë në verë, ku një biletë në korrik në Romë, vajtje-ardhje, kushton mesatarisht mbi 200 euro.

Amerika bëhet pothuajse e papërballueshme në verë, ku çmimet kërcejnë në rreth 1,000 euro e më shumë.
Ekspertët e agjencive turistike tërheqin vëmendjen që shqiptarët e lënë biletën për në minutën e fundit. Ata rekomandojnë që udhëtimi të planifikohet gjithnjë disa muaj më herët, sidomos kur bëhet fjalë për periudhën e verës, që të mos përballen me çmime të papërballueshme, prej 300 eurosh në një drejtim.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Anketa e INSTAT zbuloi se obeziteti po përhapet te shqiptarët për shkak të kequshqyerjes dhe mungesës së aktivitetit fizik.

Moslëshimi i faturës tatimore, dëftesës tatimore apo і faturës tatimore me TVSH, dënohet me gjobë të barabartë me 100% të tatimit të pade

Apartamentet luksoze në zonat qendrore në Tiranë po kapin majat, teksa një sërë projektesh luksoze janë në ndërtim.

Koha kur njerëzit në Shqipëri fillonin punë pas shkollës së mesme apo të lartë dhe dilnin në pension në po atë punë, ka përfunduar!

“Çmimi i hidrokarbureve është rritur në të gjitha pikat e karburanteve në Shqipëri.

Profesioni i kontabilistit të miratuar do të jetë tashmë i rregulluar.

Në vitin 2021, Shqipëria pritet të përfshihet në një proces të shpejtë plakje pasi numri i të moshuarve mbi 65 vjeç për 100 të rritur në

Tirana pritet të përjetojë një bum të lartë ndërtimesh, një pjesë e madhe e të cilave në zonën qendrore të saj.

Gjatë fundjavës në kalatat e portit po përpunohen 7 anije me mbi 27 mijë ton mallra.