Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi,  mbrëmjen e sotme në orën 20:00 do t’u drejtohet qytetarëve të vendit me një fjalim nga zyra e tij, pasi Gjykata Speciale në Hagë publikoi propozim-aktakuzën kundër tij dhe kreut të PDK-së, Kadri Veseli.

Ai e pati lajmëruar më herët të premten (26 qershor), përmes një postimi në Facebook, pas mbërritjes në aeroportin e Rinasit se do të fliste të dielën.

Sapo kam zbritur në Aeroportin “Nëna Terezë” në Tiranë, ndërkaq, të dielën në mbrëmje do t’ju drejtohem me një fjalë nga zyra ime. Ju uroj një fundjavë të qetë dhe mbetem me shpresë të plotë se ditët më të mira për Kosovën dhe kombin shqiptar i kemi përpara. Gjithmonë i juaji, deri në fund”, ka shkruar Thaçi

Ndërkohë, Thaçi e ka shtyrë për të hënën në orën 20:00 këtë dalje ku do t’u drejtohet qytetarëve me një fjalim nga zyra e tij.

Ky do të jetë deklarimi i parë i presidentit pas ngritjes së aktakuzës nga Prokurori Special në Hagë. Detaje rreth fjalimit të presidentit, nuk janë bërë të ditura.

Prokuroria Speciale në Hagë ngriti aktakuzë ndaj presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, nën dyshimin për vrasjen e afërsisht 100 personave.