Albin Kurti jep mesazhin e parë si kryeministër: Punët e vështira që na presin më shtojnë vullnetin

07/10/2019 - 10:09

Kryeministri i i ri i Kosovës, Albin Kurti, ka dhënë mesazhin e parë për qytetarët pas shpalljes së rezultatit të zgjedhjeve, ku rezultoi fitues me mbi 25% të votave.

Përmes një mesazhi në “Facebook”, Albin Kurti falënderon të gjithë qytetarët që e votuan, duke thënë se me votën e tyre “ata ndërhynë masivisht në skenën politike, në mënyrë që drama kosovare e shtetit të kapur të mos ketë fund tragjik”.

Më tej, kryeministri i ri thekson se partia e tij “Vetëvendosja” do iu prijë ndryshimeve të Kosovës, duke shtuar se punët e vështira që e presin, vetëm i shtojnë vullnetin.

Mesazhi i Kurtit:

Mirëmëngjes të dashur qytetarë,

Prej mbrëmë ka shpresë. Sepse dje pati guxim. Ju votuat masivisht duke bërë që opozita e deridjeshme të korrë fitore bindëse. Ndryshimi ndodhi. Dhe, jo vetëm kaq. Populli vendosi që këtij ndryshimi i prin dhe do t’i prijë Lëvizja VETËVENDOSJE!.

Të gjithë ju që keni votuar dje u jam falenderues që keni kryer detyrën qytetare e obligimin demokratik në një kohë të vështirë siç është kjo që po kalojmë dhe në një vend të dashur siç është Kosova jonë.

Të gjithë ju që keni votuar për ndryshimin, e sidomos për VETËVENDOSJE!-n, u jam mirënjohës për vetëdijen e lartë dhe ndërgjegjen e thellë për ta shpëtuar republikën tonë nga zvetënimi i mëtutjeshëm.

Qytetarët folën me votën e tyre. Ata ndërhynë masivisht në skenën politike në mënyrë që drama kosovare e shtetit të kapur të mos ketë fund tragjik. Urtësia e popullit tonë në çastet vendimtare ishte asgjë më pak sesa fantastike.

Tash, ne duhet të punojmë. Ama sërish bashkë me qytetarët. Kurrë anash apo prapa qytetarëve. Bashkë, gjithnjë.

Punët e vështira që na presin vetëm sa ma shtojnë vullnetin. Ato nuk kanë llogari me neve, me juve, me mua.

Sepse: Erdhi dita!

Ju faleminderit të gjithëve dhe secilit.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

ë orët e para të mëngjesit të së mërkurës policia e Kosovës ka zbarkuar në veri të Mitrovicës, ku ka arrestuar dy persona si të dyshuar n

Policia e Kosovës ka vënë në pranga dy persona, të dyshuar për vrasjen e liderit serb Oliver Ivanoviç.

Kosova edhe një herë ia ka mësyrë anëtarësimit në Organizatën Ndërkombëtare të Policisë (INTERPOL), Asambleja e Përgjithshme e së cilës,

Nëntë persona janë shtruar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, pasi nga kontakti me zarfet me vota të ardhura nga Serbia, atyre u

Rreth 26 zyrtarë kosovarë që kanë qenë të ngarkuar me numërimin e zarfeve me vota të ardhura nga Serbia janë helmuar.

Lëvizja Vetëvendosje ka fituar zgjedhjet e parakohshme në vend, ndërsa gazeta “Bota sot” ka siguruar listën e deputetëve që do të jenë në

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka deklaruar se në qeverisjen e ardhshme do të angazhohet që me Shqipërinë të ketë komision