Një 80-vjeçar nga Prishtina, ka humbur betejën me koronavirusin. Lajmi është bërë i ditur nga Klinika Infektive e Qendrës Klinike Universitare.

Sipas njoftimit, viktima, me inicialet A.G, përveç diagnostikimit me sëmundjen COVID-19, vuante edhe nga sëmundje të tjera shoqëruese.

Sipas të dhënave të fundit, në Kosovë, që prej 13 marsit, e deri më tani, janë regjistruar 1,998 raste me koronavirus. Prej tyre, 980 janë shëruar dhe 35 pacientë kanë vdekur.