Katër persona të armatosur kanë grabitur një bankë në Ferizaj të Kosovës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:15 në rrugën “Tahir Sinani” në Shtime. Grabitësit të armatosur dhe me maska, morën një shumë të konsiderueshme parash, por sasia nuk është përcaktuar ende.

Gjatë arratisjes nga banka, të dyshuarit qëlluan me armë në ajër dhe shkëmbyen zjarr me policinë. Fatmirësisht nuk pati asnjë të lënduar.

Policia është duke hetuar për të identifikuar dhe arrestuar grabitësit e bankës. Ndërkohë që janë ngritur dhe postblloqe për të bërë të mundur ndalimin e tyre.