Kosova ka shënuar sot 11-vjetorin e Pavarësisë, që kur në vitin 2008 në Kuvend u lexua Deklarata e Pavarësisë.

Që prej 17 Shkurtit 2008, Kosova u konfirmua si shteti më i ri në Ballkan. Njohjet e para për Kosovën erdhën nga Fuqitë e Mëdha, që u pasua me të tjera shtete.

Deri më tani Kosova njihet nga më shumë se 100 shtete dhe është anëtarësuar në shumë organizata ndërkombëtare.