Kosova paralajmëron masa të reja anticovid-19

30/10/2020 - 19:24

Ministria e Shëndetësisë së Kosovës u ka bërë thirrje qytetarëve të vendit që të zbatojnë me kujdes të shtuar masat në fuqi lidhur me kontrollin e situatës epidemiologjike rreth Covid-19.

MSh në një komunikatë për media thekson se siç është bërë e ditur sot, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës nga 1608 mostrat e testuara ka regjistruar 418 raste pozitive të virusit SARS COV-2 (infeksionit Covid-19), prandaj me qëllim që të evitohet marrja e masave ekstreme kufizuese nga qytetarët, bizneset, dhe veprimtaritë e tjera kërkohet që të zbatojnë me përpikëri masat anti covid-19 në fuqi.

“Ndërkohë, Komiteti për vlerësim dhe koordinim të situatës epidemiologjike rreth Covid-19 do të mblidhet nesër për të shqyrtuar propozimet e reja të Ministrisë së Shëndetësisë për aplikimin e disa masave me qëllim që të parandalohet përkeqësimi i situatës epidemiologjike që do të mund të çonte te kufizimet ekstreme. Komiteti nesër do të shqyrtojë disa propozime që kanë të bëjnë me kufizime të mundshme apo reduktime të veprimtarive në sektorë të ndryshëm, rritje të përkujdesit në institucione publike e private, rritje të kujdesit për grup-mosha e kategori të caktuara dhe të tjera. Ministria e Shëndetësisë kërkon nga prindërit që të mos i ekspozojnë fëmijët e tyre në rreziqe për shëndetin duke marrë pjesë në ngjarje të ndryshme të paralajmëruara nëpër rrjete sociale si ato për Halloween, duke e ditur faktin se janë në fuqi vendimet që ndalojnë grumbullime të qytetarëve dhe organizime të ngjashme”, thuhet në komunikatë.

Ndërkohë, kërkohet nga Policia e Kosovës dhe inspektoratet përkatëse që të ndërmarrin masa të menjëhershme ndaj shkelësve të vendimeve që lidhen me COVID-19, bazuar në Ligjin për parandalimin dhe luftimin e pandemisë Covid-19.

Që nga fillimi i pandemisë, në Kosovë janë infektuar 19.328 persona, prej të cilëve 678 kanë vdekur ndërsa 15.434 janë shëruar. Raste aktive janë 3.126.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Sot mbushen 23 vite nga luftimet e para frontale ndërmjet UÇK-së dhe forcave policore serbe.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka lajmëruar për një paketë të re ekonomike e cila pritet të jetë e dyta për rimëkëmbjen në shtetin

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 1.590 persona të dyshuar për koronaviru

Gjykatësi i procedurës paraprake në Dhomat e Specializuara në Hagë, Nicolas Guillou refuzoi kërkesën e mbrojtjes për lirimin me kusht të

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë testuar gjithsej 1.542 persona të dyshuar për koronavirus prej të cilëve rezultojnë 645 raste poz

Eshtë ndarë nga jeta ikona e muzikës popullore Ismet Peja.

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë testuar gjithsej 1.633 persona të dyshuar për koronavirus prej të cilëve rezultojnë 711 raste poz

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka dërguar një kërkesë në institucionet qeverisë së Kosovës për të kryer një vizitë së bashku me K

Bashkimi Evropian dhe Qeveria e Kosovës nënshkruan të premten një kontratë me vlerë 26.5 milionë euro, e cila do t’i ndihmojë Kosovës t’i