Lideri i AAK-së, njëherësh kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj përmes një postimi në faqen e tij të ‘Facebook’-ut ka shpallur zgjedhjet e përgjithshme brenda partisë së tij.

Haradinaj, teksa e cilësoi një viti të suksesshëm 2017-ën, theksoi se deri në këtë rrugë kanë arritur bashkë me strukturat, aktivistët dhe simpatizantët.

Statusi i plotë

Aleanca ka dalë një subjekt i fuqishëm politik nga dy palë zgjedhje në Kosovë. Aleanca po bëhet e fortë dhe zëri i fuqishëm i qytetarit të Kosovës. Deri këtu, kemi arritur bashkë me strukturat, aktivistët dhe simpatizantët, të cilët kanë qenë forca shtytëse e AAK-së përgjatë gjithë këtyre viteve dhe do të rrugëtojmë sërish bashkë duke e ndërtuar çdo ditë vendin tonë.
Në këtë shënim të nismës së vitit të ri, kam shpallur edhe zgjedhjet e përgjithshme, në të gjitha nivelet e partisë.
Urime zgjedhjet AAK!