Theret me thikë dhe vdes 17-vjeçari, plagoset kushëriri i tij

Postuar: 10/04/2018 - 20:26

   Një 17-vjeçar nga fshati Gjinovc i Suharekës, ka vdekur nga therja me thikë që ka ndodhur sot pas mesdite në stacionin e autobusëve në Suharekë.

Tre persona të dyshuar, të mitur, kanë sulmuar me thikë viktimën 17 vjeç dhe familjarin e tij një vit më të rritur.

Ky i fundit 18-vjeçar, është dërguar në spitalin rajonal të Prizrenit, ku është futur menjëherë në sallën e operacionit.

Ndihmë në këtë spital kanë kërkuar edhe dy prej tre sulmuesve të dyshuar, pasi gjatë përleshjes kanë marrë lëndime të lehta.

Viktimat dhe sulmuesit kishin pasur mosmarrëveshje edhe më parë.

Policia ka arrestuar tre të dyshuarit që janë po ashtu nga rajoni i Suharekës, dhe janë në procedura të intervistimit.

Gazeta Express ka arritur të mësojë se i mituri që ka ndërruar jetë dhe i plagosuri tjetër janë familjar të afërt të kryetarit të Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj.

Madje, viktima 17 vjeç, që ka ndërruar jetë pa mbërritur ne spitalin e Prizrenit, është edhe djali i vetëm i familjes.

Për këtë të fundit sipas infomacioneve që kemi marrë nuk është njohur si problematik, derisa ka vijuar mësimët në një nga shkollat e mesme në Suharekë.

Ndërsa, tre sulmuesit, siç ka mësuar Gazeta Express dhe T7, njihen si persona problematik dhe të padisiplinuar.

Kontakti me familjar të viktimave ka qenë i pamundur, pasi ne kemi qëndruar në Suharekë, shumë pak kohë pasi ka ndodhur rasti, dhe jemi informuar se familjaret përveçse të tronditur kanë qenë duke u përgatitur edhe për te hapur të pamën. /Gazeta Express

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviç, është shprehur kundër idesë së Hashim Thaçit dhe homologut të tij serb, Aleksandër V

   Komisioneri për Zgjerim i Bashkimit Evropian Johanes Hahn gjatë bisedës me ministrin e Jashtëm Begjet Pacolli, është angazhuar për për

Leutrim Gjini, 23-vjeçar nga Suhareka, studenti i Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës, ka vdekur pas një ataku në zemër

   Erërat e forta që kapluan të hënën Prishtinën, shkaktuan plagosjen e një personi nga xhamat që u thyen në bibliotekën "Hivzi Sylejmani

   Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka udhëtuar sot për në SHBA, për një vizitë zyrtare në New York dhe Washington, ku do të zhvil

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka shkruar në lidhje me Ditën Ndërkombëtare të Paqes, duke thënë se rëndësinë e saj e dinë më së miri v

   22 persona janë arrestuar për përfshirje dhe shfrytëzim prostitucioni në Kosovë.

Kosova vazhdoi t’i kundërvihet kërcënimit gjithnjë në rritje të terrorizmit në vitin 2017, thuhet në raport.

   Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, tha mbrëmjen e së mërkurës në Tv Klan se është edhe do të mbetet kundër çdo marrëveshje me S

   Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri po qëndron në një vizitë zyrtare në Gjermani me ftesë të Ministres Federale të Drejtësisë dhe Mb