10 persona janë lënduar pasi aeroplani Boeing i kompanisë AKL Airlanes që po udhëtonte nga Prishtina për në Bazel pati turbulenca të mëdha 20 deri 25 minuta para uljes.

Incidentin e ka konfirmuar zëdhënësja e Aeroportit në Basel, Vivienne Gaskell, përcjell albinfo.ch.

Ajo ka thënë se aeroplani që kishte në bord 121 pasagjerë është ulur në orën 20:07 dhe 10 persona menjëherë janë dërguar në spitalin e qytetit të Baselit.

Ajo nuk ka mundur të tregojë për shkaqet e prishjes së aeroplanit.

Ndërsa një lexues ka thënë për “20 minuten” se nga turbulencat e forta edhe karriget kanë dalë nga vendi dhe disa persona kanë pësuar lëndime serioze.