Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa është infektuar nga koronavirusi.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë kreu i LDK përmes një postimi në Facebook ku tregon se nuk ka simptoma të tjera përveçse plogështisë dhe se anëtarët e tjerë të familjes nuk janë prekur nga Covid-19.

“Të nderuar miq

Sot, pas analizave te kryera, kam rezultuar pozitiv me Covid-19.

Përveç një plogështie, nuk vërej ndonjë shqetësim tjetër shëndetësor. Anëtarët e tjerë të familjes nuk janë të prekur.

Ditet në vijim to të jem i izoluar.

Apeloj te të gjithë për kujdes maksimal! IM”, shkruan Mustafa në postimin e tij.

Kujtojmë që më 30 qershor, Mustafa priti në shtëpinë e tij kryeministrin Edi Rama, i cili zhvilloi një vizitë dy ditore në Kosovë