Një sherr për motive pronëse midis disa të afërmve krutanë, ka përfunduar me plagosjen një gruaje.

Policia ka vënë në pranga një person, ndërsa ka nisur procedimin penal ndaj një tjetri.

Në pranga ra A. Vathi 58 vjeç, dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë në ngarkim të shtetasit Sh. V. 42 vjeç, të dy banues në Derven, Krujë.

“Shtetasit e mëipërm, në fshatin Derven, për motive pronësie janë konfliktuar me njëri-tjetrin fizikisht, ku shtetasi Asllan Vathi ka goditur me sende të forta shtetasen A.V. 39 vjeçe (bashkëshortja e shtetasit Sh.V.) , e cila ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë nën kujdesin e mjekëve”, bën të ditur policia e Durrësit.

Ndaj A. Vathit rëndon akuza “Plagosja e rëndë me dashje”, ndërsa në ngarkim të shtetasit Sh.V. “Plagosja e lehtë me dashje”.