Një foshnjë raportohet se ka lindur shëndoshë e mirë në Kinë, megjithese i ishte mbështjellë kordoni i kërthizës rreth gjashtë herë përreth qafës brenda barkut të nënës.

Djali i shëndetshëm, i konsideruar nga mjekët si ‘fëmijë i mrekullueshëm’, u lind ne menyre natyrale javën e kaluar dhe peshonte pak më shumë se tre kilogramë.

Një mjek obstetër u tha gazetarëve: “Unë kam punuar për 23 vjet, dhe kjo është hera e parë që kam parë një fëmijë të lindur si ky.”

Nëna e djalit, e njohur me mbiemrin e saj Dai, tha se ishte e habitur kur iu tregua për situatën e fëmijës së saj pasi lindi në Spitalin Qendror Yichang të enjten e kaluar.

“Të gjithë mjekët u mblodhën për të parë fëmijën tim dhe numëruan sa herë kordoni ishte mbështjellë”.

Një fotografi e publikuar nga stacioni televiziv lokal tregon qafën e të porsalindurit të rrethuar nga kordoni.