Agron Duka ka festuar ditëlindjen e tij të 63-të, ditën e sotme.

Urimeve të shumta të familjarëve, miqve, kolegëve etj i është bashkuar edhe urimi i partisë së tij.

“Gezuar ditelindjen kryetar! Antarësia e Partisë Agrare Ambientaliste ju uron shëndet dhe suksese!”,- shkruhet në urimin e PAA, qarku Durrës.

Agron Duka lindi më 22.01.1958 në Shijak në një familje me tradita qytetare. Mësimet fillore e të mesme i mori në Xhafzotaj e Shijak, ndërsa studimet e larta i përfundoi në 1981 në Universitetin Bujqësor, në degën Agronomi.

Prej shumë vitesh, krahas angazhimeve në biznesin e tij privat, Duka i është përkushtuar politikës, si deputet në Kuvend apo Ministër i Bujqësisë, në qeverinë Nano.

Aktualisht ai është pjesë e opozitës së bashkuar dhe do të jetë i përfshirë në një vend fitues të listës së PD-së për qarkun e Durrësit, për zgjedhjet e 25 prillit.