Një ajsberg gjigand ka mbërritur në bregun e detit në Innaarsuit, një fshat i vogël në Groenlandë.

Ajsbergu ka habitur autoritetet, të cilët kanë urdhëruar evakuimin e 169 personave, që jetojnë në atë vend, për të evituar rrezikun që mund t’u kanoset nëse ajsbergu mund të çahet dhe të përmbysë të gjithë zonën.

“Nuk kemi parë asnjëherë një ajsberg të tilllë në këtë vend. Ai ka të çara që na shtyjnë të mendojmë për më të keqen”, shprehen zyrtarët vendor për gazetat lokale.