Prej pasdites së djeshme, qyteti i Durrësit ndodhet nën petkun e bardhë të dëborës.

Duke qenë se një gjë e tillë ndodh rrallë, qytetarët durrsakë nuk e kanë patur problem motin e ftohtë dhe kanë dalë në sheshin Liria për t’u argëtuar me dëborë.

Siç duket në video, qytetarët luajnë me topa bore dhe rrëshkasin në akull, disa prej të cilëve edhe rrëzohen në shesh.

Krahas atyre që kanë dalë me dëshirë, edhe qytetarët e tjerë që janë të detyruar të kalojnë në shesh rrezikojnë të rrëshqasin në akull.

Për më tepër shikoni videon më poshtë: