Të përzierat e shpeshta në fillim të shtatzënisë i bëjnë mirë nënës së ardhshme

Ekspertë të Universitetit të Kolorados zbuluan se diçka e tillë ndihmon fetusin të shmangë toksinat e mishit, peshkut apo ushqimeve të tjera që konsumon nëna. Problemet e muajve të parë të shtatzënisë, janë shenjë e një bebushi të fortë!

Truri i femrave funksionon më mirë se i burrave

Edhe pse në madhësi, truri i burrave është më i madh, gratë kanë treguar se janë 3% më mirë se ata, bazuar në rezultatet e testeve të inteligjences.

E kalojnë gripin më shpejt se burrat

Estrogjeni, që është më shumë i pranishëm tek gratë sesa tek burrat, ndihmon që trupi i grave ta përballojë gripin më lehtë dhe më shpejt.

Gratë janë biologjikisht të prirura për të zbuluar “femrën alfa”

Femrat janë më të predispozuara të shkojnë më mirë me njëra tjetrën dhe ta mbajnë grupin e tyre në paqe. Dhe padyshim, në mesin e tyre është një femër alfa që jep këshilla dhe merret me mbarëvajtjen e paqes. Por si e dallojnë femrat kush është ajo mes të gjithave?

Në një grup vajzash, majat e këpucëve zakonisht drejtohen nga femra “alfa”. Ato të gjitha bëjnë çfarë bën ajo dhe madje, qeshin aq herë sa “komandantja”.

Gjokset nuk janë asnjëherë të njëjta

Vetëm një numër shumë i vogël grash në botë kanë të njëjtën madhësi gjoksi. Zakonisht, njëri është gjithmonë më i madh se tjetri. Në fakt, asnjë pjesë e trupit të njeriut nuk është në simetri perfekte.