Disa teknika si të dalloni nëse mishi i pulës është akoma i freskët

14/11/2019 - 21:04

Mishi i pulës është shumë i përdorur për receta të ndryshme gatimi. Por ndryshe nga mishrat e tjerë ai prishet më shpejt. Nëse ju keni konsumuar mishin e pulës që është i prishur ose sapo ka filluar të prishet, bakteret e rrezikshme për organizmin tonë, sulmojnë qelizat e trupit dhe në të shumtat e rasteve pasojat janë të rënda. Tregoni kujdes kur të blini mishin e pulës. Tregoni vëmendje për ngjyrën, erën dhe mykun, si dhe mënyrën se si ai është paketuar.

Kujdesi ndaj ngjyrës

Mishi i freskët i pulës ka ngjyrë të lehtë rozë. Kur fillon të prishet kjo ngjyrë fillon dhe zbardhet, deri sa arrin në të hirtë. Nëse keni ditë që e keni blerë mishin e pulës dhe ai ka filluar të marrë ngjyrën karakteristike bëni mirë ta gatuani përpara se të fillojë të prishet. Nëse është shumë i hirtë ai është prishur dhe mos e konsumoni.

Mbajini erë

Mish i gjallë i pulës ka një aromë të fortë karakteristike. Disa e përshkruajnë si një erë të hidhur, ose e lidhin me erën e amoniakut. Nëse e nxirrni nga ngrirja dhe mishi ka filluar të marrë këtë aromë të fortë, bëni mirë të mos e përdorni.

Fortësia e mishit

Mish i pulës në gjendjen e tij normale është pak më i butë dhe i ngjitshëm kur e prekim. Rekomandohet që të shpëlani mishin e pulës, dhe nëse ai vazhdon të jetë i ngjitshëm kur e prekni, atëherë me shumë mundësi ai është prishur.

Paketimi

Nëse mishin e pulës e blini të paketuar, veprimi i parë që duhet të bëni është të kontrolloni datën brenda së cilës ajo pako duhet shitur. Zakonisht mishi i pulës kur paketohet i freskët dhe vendoset në ngrirje, mund të zgjasë deri në nëntë muaj. Por problemi qëndron se faza e ngrirjes nga paketimi dhe deri tek marketet e më pas në frigoriferët e shtëpive tona, ka shumë shkëputje.

Ngrirja dhe shkrirja e shpeshtë e mishit të pulës ndikon shumë në freskinë e tij. Një faktor tjetër që ndikon në përshpejtimin e prishjes së mishit të pulës pasi ai është në ngrirje është kontakti me ajrin. Një paketim me mish pule i cili në brendësinë e tij ka filluar të krijojë shtresa akulli, dhe mishit ë ketë filluar të humbi ngjyrën rozë, ka filluar të prishet. Në frigorifer, mish ii gjallë i pulës, duhet të përdoret brenda dy apo tri ditëve. Ndërsa nëse është i gatuar mund të qëndrojë deri në katër ditë. Në ngrirje, pula e gatuar mund të qëndrojë deri në katër muaj, ndërsa mishi i gjallë mund të qëndrojë deri për një vit.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Për t'u pëlqyer dhe pranuar nga shoqëria, ne shpesh përpiqemi të tregojmë se jemi të përsosur.

Stafi drejtuesi i një spitali ka pranuar zyrtarisht se mjekët operua një grua, teksa kjo e fundit ishte e ndërgjegjshme duke i shkaktuar

Ende pa mbaruar 2019-a, të gjithë jemi gjithë sy e veshë se ç'do të sjellë viti pasardhës, por para se të sjellim për ju horoskopin vjeto

Hulumtuesit sugjerojnë, që në paketimet e ushqimeve duhet të shkruhet se sa kohë dhe ushtrime fizike duhet të bëjë një person, që t’i dje

Marsela Çibukaj është një ndër këngëtaret shqiptare që ka spikatur me zërin e saj dhe është bërë tashmë shumë e dashur për publikun.

Revista Time e ka shpallur aktivisten kundër ndryshimeve klimatike, Greta Thunberg, person të vitit.

Nëse doni të mbani trupin tuaj në formë, shkoni në palestër. Ndërsa nëse doni të ushtroni trurin tuaj, dëgjoni muzikë.

Kryebashkiakja e qytezës franceze të La Gresle, Izabel Dugele ka dhënë një urdhër të pazakontë:

Dita prej tetë orësh e punës u krijua gjatë Revolucionit Industrial si një përpjekje për të ulur numrin e orëve të punës manuale që punët