Modelja Gigi Hadid, ka kaluar disa ditë pushime në Mykonos, Greqi. Mirëpo ka mbetur shumë e zhgënjyer, kjo për shkak të hajdutëve.

Babai i saj Mohamed Hadid i tha TMZ-së se vajza e tij është ‘e traumatizuar’ pasi iu grabitën sendet e saj personale, ndërsa ishte duke shëtitur në ishullin grek.

Gigi dhe Bella kishin shkuar atje për të festuar ditëlindjen e motrës së tyre më të madhe, Alana.

Sipas TMZ-së, pasi kaluan natën në qytet, kur vajzat u kthyen në shtëpinë e tyre me qira, panë se u mungonin bizhuteri, veshmbathje, çanta dhe syze dielli.

Modelja ndau me publikun një fotografi nga pushimet, ku tregoi se çfarë kishte kaluar.

Gigi shtoi se ishullin Mykonos nuk do t’ia rekomandonte askujt, duke u sugjeruar njerëzve që paratë e tyre t’i shpenzojnë diku tjetër.

Sipas tabloidit amerikan, hajdutet mund të kenë qenë vetë pastrueset, pasi stafi kishte qasje në hapësirën e tyre.