Ditët e fundit dukesha Meghan Marke dhe Princ Harry janë ‘sulmuar’ nga mediat dhe ndjekësit e tyre për udhëtimet me avion privat dhe pushimet e kushtueshme, të marra sipas tyre nga taksat e popullit.

Por e gjithë kjo jehonë mediatike ka shqetësuar kantautorin e njohur britanik Elton John, i cili përmes një postimi ka treguar se ka paguar ai për fluturimin dhe qëndrimin e tyre.

“Jam thellësisht i shqetësuar nga dashakeqësia e shkrimeve në mediave që kanë rrethuar qëndrimin e Dukës dhe Dukeshës së Sussex në shtëpinë time në Nice javën e kaluar.

Nëna e Princ Harryt, Princesha e Welsit, Diana ishte një nga mikeshat e mia më të dashura. Ndjejë një ndjesi të thellë obligimi të mbroj Harryn dhe familjen e tij nga ndërhyrjet e panevojshme të shtypit që ndikuan në vdekjen e parakohshme të Dianës.

Pas një viti ku kanë vazhduar me përkushtim dhe dedikim punët e bamirësisë, Davidi dhe unë donin që familja e re të kishte disa ditë pushimi në qetësinë dhe sigurinë e shtëpisë tonë.

Që të ruanim një nivel të lartë të sigurisë ne i mundësuam ardhjen me një avion privat. Për të mbështetur përkushtimin e Princ Harryt ndaj mjedisit, ne siguruam që fluturimi t’i përshtatej standardeve të emetimit të karbonit në atmosferë.

Respektoj dhe duartrokas punën e Harryt dhe Meghanit dhe përkushtimin e tyre lidhur me bamirësinë dhe po i bëj thirrje shtypit të pushojnë me këto atentate të pamëshirshme dhe të pavërteta mbi karakterin e tyre, të cilat janë krijuar me forcë gati çdo ditë,”-përfundon postimi i gjatë i kantautorit në rrjete sociale.

Nuk është hera e parë që Princ Harry apo dukesha Meghan Markle gjykohen lidhur me shpenzimet e tyre.